Lidhje

SHBA: Numri i vrasjeve me pistoleta në rritje


Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se vrasjet në Shtetet e Bashkuara shpesh kryhen me revole, veçanërisht pistoleta dore. Madje numri i vdekjeve nga përdorimi i armëve është rritur me kalimin e viteve. Por një teknologji e re mund të ndihmojë në parandalimin e akteve të dhunës nga përdorimi i pistoletave. Kjo teknologji u mundëson hetusve që të gjejnë burimin e armës, madje të gjejnë edhe përdoruesin e saj, para se arma të fshihet. Në materialin në vazhdim do t’ju njohim me më shumë hollësi rreth kësaj teknologjie të re.

Kjo gëzhojë përmban informacion të rëndësishëm që mund të përdoret nga zyrtarët e rendit për të identifikuar armën që e ka shkrehur atë. Ata ndihmohen nga një teknologji balistike, e quajtur ‘mikrostampim.’ Tod Lizot është shpikësi. Ai shpjegon se si funksionon mikrostampimi.

“Kjo teknologji është shumë e thjeshtë. Nën një presion të caktuar, metali lë gjurmë, madje edhe karakteristikat e tij më të imta.”

Zoti Lizot thotë se mëse prodhimi dhe numri serial i pistoletës janë të stampuara në sipërfaqen e brëndshme të pistoletës, këto karakteristika duken në çdo gëzhojë, kur pistoleta shkrehet. Pra teknologjia e mikrostampimit do t’u mundësojë hetusve të krijojnë lidhjen mes gëzhojës së gjetur në vendin e krimit me armën e përdorur.

Anëtari i Kongresit amerikan, Havier Besura nga Kalifornia, dhe senatori nga shteti Masaçuset, Ted Kenedi, po punojnë për të paraqitur në kongres një projekt-ligj federal mbi mikrostampiming, i cili do të kërkonte që pistoletat e reja gjysëm-automatike të pajisen me teknologjinë e re të mikrostampimit. Një projekt-ligj i ngjashëm është paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kalifornisë. Anëtari i Kongresit amerikan, Havier Besura nga Kalifornia thotë:

“Ne mund të pakësojnë numrin e akteve të dhunës në Amerikë nga përdorimi i revoleve në një mënyrë të mençur, të efektshme dhe në një mënyrë që nuk shkel të drejtat personale të pronësisë së armëve.”

Teknologjia e mikrostampimit është vlerësuar lartë nga ata që mbështesin kontrollin e armëve. Xhon Horuitc, drejtor ekzekutiv i Koalicionit për Ndalimin e Dhunës nga Revolet, thotë se teknologjia e mikrostampimit do të përmirësojë sistemin ekzistues për gjetjen e armës.

“Ne kemi në dispozicion një sistem gjurmimi. Ne dimë si t’i gjejmë pronarët e armëve. Kongresi ka autorizuar dhe financuar ndërtimin e një qendre gjurmimi. Mikrostampimi do të bëjë të mundur që të shfrytëzohet qendra e gjurmimit, të meren të dhënat se kush ka blerë armë pa leje.”

Studimet e kryera nga Koalicioni për Ndalimin e Dhunës nga Revolet dhe Fushata Bredi për Parandalimin e Dhunës nga Pistoletat tregojnë se mes 2 mijë e 400 vrasjeve në Kaliforni në vitin 2004, mbi 60 përqind u kryen me pistoleta dore. Këto dy grupe llogarisin se mikrostampimi do t’u kushtojë prodhusve vetëm 50 cent deri në një dollarë për çdo armë. Ato thonë se kjo teknologji e re është një mënyrë e mirë për gjetjen e autorëve të krimit në të ardhmen dhe do të ndihmojë ta bëjë Amerikën një vend më të sigurtë për të jetuar. //iç//

XS
SM
MD
LG