Lidhje

Prishtinë: Takim i grupeve punuese për personat e zhdukur


Grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e personave të zhdukur, u takuan sot në Prishtinë, me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq ndërkombëtar, për të diskutuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për zgjidhjen e këtij problemi.

Fransua Shtam, kryesues i grupit punues nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, tha se që nga fillimi i këtij procesi tre vjet më parë, është zbardhur fati i një të tretës së numrit të përgjithshëm të personave të raportuar si të zhdukur. Zoti Shtam vuri në dukje se problemi kryesor vazhdon të mbetet gjetja e informacioneve të besueshme për fatin e personave të zhdukur dhe varrezave të reja masive.

2 mijë e 47 persona konsiderohen ende të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Kërkimet e fundit që u bënë në Rashkë në Serbi, ku dyshohej se gjendej një varrezë massive me trupat e shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, nuk dhanë asnjë rezultat. //iç//

XS
SM
MD
LG