Lidhje

Marrëveshje për mbylljen e reaktorit të Jiongbjongut


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore thonë se kanë arritur një marrëveshje mirëkuptimi me Phenianin mbi mënyrat se si ata do të verifikojnë dhe mbikqyrin mbylljen e reaktorit kryesor bërthamor të Koresë së Veriut.

Pas një vizite tek ky reaktor, nën-drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Olli Heinonen, tha sot se ishte arritur një marrëveshje për mbylljen dhe vulosjen e reaktorit të Jiongbjongut, megjithatë ai nuk dha hollësi.

Inspektorët e OKB-së u kthyen sot në Phenian pasi bënë një turne në kompleksin bërthamor të Jiongbjongut. Inspektorët thanë se reaktori ende funksionon dhe se ata vizituan të gjitha zonat, që fillimisht duhej të inspektoheshin.

Inspektorët thanë se janë të kënaqur me vizitën e tyre, madje vunë në dukje se Koreja e Veriut është zotuar të mbyllë reaktorin në shkëmbim të ndihmave. //iç//

XS
SM
MD
LG