Lidhje

Britani: Një tjetër përpjekje për sulm në Glasgou


Policia në Glasgou të Skocisë, arrestoi dy vetë, pasi dogjën një makinë, e cila po ecte me shpjetësi të madhe dhe që u përplas në një nga terminalet e aeroportit. Autoritetet thanë se nuk i kanë identifikuar të dyshuarit, të cilët me sa duket ishin brenda në makinë, kur ajo u përplas tek xhamat i dyerve të terminailt.

Rrethanat e incidentit nuk janë të qarta, por ai ndodh pikërisht një ditë pasi policia gjeti dhe ç’aktivizoi dy makina bombë në Londër, që mund të kishin shkaktuar një incident vdekjeprurës...

Hetuesit thanë se bombat e gjetura në Londër ishin të ngjashme me ato që përdoren nga grupet me lidhje me Al-Kaidën, në sulme në vende të tjera. Hetuesit po kontrollojnë videot e marra me kamerat e sigurisë, për të parë nëse mund të gjejnë se kush i kishte sjellë dhe pastaj braktisur dy makinat e markës Mecedes Benz.

Në Glasgou, u anuluan të gjitha fluturimet në aeroport. Nuk pati njoftime për të dëmtuar në incidentin e sotëm, megjithëse dëshmitarët thanë se një nga burrat që ishte larguar nga makina, ishte përfshirë nga flakët. Ai dhe kolegu i tij u arrestuan, pas një përleshjeje me policinë. Nuk dihet në se insidenti ka lidhje me sulmet me bombë të Londrës.

Sekretari i Brendshëm britanik, Jacqui Smith, tha se qeveria po bën ç’është e mundur për të ruajtur sigurinë e publikut. Në Londër janë shtuar së tepërmi masat e sigurisë.//lk

XS
SM
MD
LG