Lidhje

Britani: Hetimet për sulmet nxjerrin në pah lidhjen mes dy incidenteve


Shefi i anti-terrorizmit në Britani, thotë se hetimet për sulmet terroriste që dështuan në Londër dhe Glasgou, “po shkojnë jashtëzakonisht me shpejtësi” dhe shtoi se lidhjet mes këtyre dy incidenteve po bëhen “përherë e më të qarta”.

Duke folur sot në një konferencë shtypi, Peter Clarke tha se hetuesit, po ashtu e kanë përherë më të qartë për mënyrën e planifikimit të sulmeve.

Zoti Clarke i bëri këto komente, ndërsa policia në Liverpul zhvilloi kërkime në dy shtëpi, lidhur me sulmet e dështuara me bombë.

Pesë të dyshuarit për sulmin e djeshëm në aeroportin ndërkombëtar të Glasgot dhe sulmet e dështuara me makina bomba në Londër u arrestuan mbrëmë në darkë dhe sot në orët e para të mëngjesit.

Shefi i antiterrorizmit britanik, Clarke, nuk pranoi të jepte hollësi lidhur me arrestimet, apo kombësinë e të dyshuarve.//kk//

XS
SM
MD
LG