Lidhje

Arrestohet në Australi një person lidhur me sulmet e Londrës


Policia në Australi ndaloi të dyshuarin e tetë në lidhje me tentativën e dështuar për shpërthimin e makinave bombë në Londër. Autoritetet australiane, duke vepruar në bazë të informacionit të dhënë nga autoritetet britanike, ndaluan në aeroportin e qytetit Brisbane një 27 vjeçar me origjinë nga India, që po përpiqej të largohej nga vendi.

Autoritetet britanike thonë se i ndaluari, me profesion mjek, ishte vendosur në Australi vitin e kaluar. Deri atëhere ai punonte në të njejtin spital në Britani me një prej të ndaluarve të tjerë. Kryeministri John Howard tha se policia po ashtu ka marrë në pyetje një tjetër mjek në Australi.

Sipas policisë britanike 4 nga 8 të ndaluarit janë mjekë me origjinë nga India, Iraku dhe Pakistani. Policia ndaloi gjithashtu dy persona me një kamion që transportonte bombola gazi në Anglinë veriperëndimore. Nuk janë ngritur ende akuza dhe nuk është e qartë nëse ndalimet janë të lidhura me sulmet. //kk//

XS
SM
MD
LG