Lidhje

Shqipëri: Vazhdojnë debatet për çështjen e presidentit


Pas refuzimit të zotit Bamir Topi për të kandiduar sipresident përmes një liste kandidaturash ngamaxhoranca Partia Demokratike rrëzoi si tëpapranueshëm të gjithë emrat që solli PartiaSocialiste, që nga Alfred Moisiu e deri te Fatos Nano,madje duke i quajtur ata si provokues dhejokonsensual. Në bisedimet e sotme dypalëshe Partia Demokratikenjoftoi socialistët se nuk pranon asnjë nga emrat e tëmajtëve për president dhe njëkohësisht paraqiti njëlistë me 4 emra nga ana e koalicionit qeveritar. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i kërkoi sotkryeministrit Sali Berisha që të zgjidhnin kandidatëdinjitozë për president, duke shtuar se nuk i njihtedisa prej emrave të propozuar nga maxhoranca. ZotiRama tha se përshëndeste tërheqjen e zotit Bamir Topi,që ndonëese e vonuar hapi rrugën për bisedime normaledhe zgjedhjen e një presidenti të të gjithëve. Në kryesinë e Partisë Demokratike filloi që në mëngjesnjë mbledhje kryesie nga ku dolën disa kandidatura tëreja të maxhorancës për president, ku zoti Bamir Topinuk pranoi ta përfshinte emrin e tij. Zoti Topi tha sekjo është një listë farsë dhe se nuk pranonte që emrii tij të shkojë në këtë mënyrë tek opozita, pordëshironte që kjo të bëhej në një proces të rregulltkushtetues dhe jo si një produkt tavolinash. Zoti Topi tha se emri i tij është propozuar publikishtnga drejtuesit e PD, dhe se mbetej në garë vetëm nëseprocesi do të ishte kushtetues, ose nëse do t'i lihejpopullit të votonte për presidentin e ri. Nga zvarritjet dhe humbjet e shumta të kohës që e kanëcuar procesin deri në raundin e tretë pa asnjëkandidat zyrtar për president, ngjarjet politike morënsot një zhvillim të shpejtë, pikërisht një ditëpërpara seancës parlamentare të radhës, kur duhet tëketë patjetër një votim për kreun e shtetit. Në qarqetpolitike dhe mediatike vazhdojnë prej disa ditëshspekullimet mbi një takim të kryeministrit SaliBerisha me kryetarin e PS, Edi Rama, nga mund të dalinzgjidhje dhe kandidatura surprizuese për postin epresidentit dhe reformat politike.//kk//

XS
SM
MD
LG