Lidhje

Amerikanët shënojnë ditën e pavarësisë nga Britania


Qyteti i Filadelfias njihet si vendlindje dhe djep i lirisë së Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1776, 13 koloni amerikane shpallën pavarësinë e tyre nga Perandoria Britanike. Qytetarët e Filadelfias, së bashku me qytetarë të tjerë amerikanë, e shënojnë këtë ditë çdo vit në datën 4 korrik. Këtë vit amerikanët festojnë ditëlindjen e 231-të.

Vendi i parë që vizitohet në Filadelfia është Dhoma e Pavarësisë, ku themeluesit e Shtetit Amerikan u mblodhën për të diskutuar dhe shkruar Deklaratën e Pavarsisë.

“Njerëzit kanë dëshirë të shohin vendin e lindjes së Shteteve të Bashkuara. Gjithshka fillloi në këtë ndërtesë që po shihni,” thotë Bill Caughlin, përfaqsues i Shërbimit Kombëtar të Parqeve.

Ajo që tërheq njerëzit më së shumti thotë ai, është fakti se ne jemi një vend që është themeluar mbi bazën e idealeve, ato të barazisë dhe lirisë. Njerëzit nga e gjithë bota kanë dëshirë të vijnë të shohin dhomën ku lindi Deklarata e Pavarsisë.

Idealet që e karakterizojnë Deklaratën e Pavarsisë nuk përkujtohen vetëm në atë dokument, por edhe në vende tjera përgjatë sheshit të pavarësisë në Filadelfia. Aktorë të veshur si George Washingtoni, Benxhamin Franklini dhe themelues të tjerë të Shtetit Amerikan që flasin me turistët i shtojnë edhe më tepër pamjen këtij ambienti historik. Monumente të vjetra si Këmbana e Lirisë, Dhoma e Zejtarëve dhe Shtëpia ku, sipas legjendës, Betsy Ross qëndisi flamurin e parë amerikan, tërheqin mbi tre milionë vizitorë në vit.

Këmbana e Lirisë me 8 korrik të vitit 1776 pati rënë për të ftuar qytetarët e Filadelfias të grumbullohen për të dëgjuar leximin publik të Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 1846 pasi një çarje e vogël e këmbanës u zgjerua dhe ajo nuk mund të binte më, këmbana u hoq nga kulla e Dhomës së Pavarësisë dhe u vendos në një vend për t’u parë nga vizitorët.

“Është një simbol aq i fuqishëm, dhe unë e shoh atë çdo ditë. Këmbana që në momentin kur u dëmtua, ishte bërë një relike e rëndësishme e kohës së pavarsisë, por shumë shpejt do të bëhej edhe një simbol i lirisë për njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën”.

Shumë njerëz nga Shtetet e Bashkuara dhe mbarë bota e vizitojnë Filadelfian gjatë festës së 4 korrikut, më tepër se çdo ditë tjetër të vitit.

4 korriku është një dita më e rëndësishme për amerikanët, - thotë Bill Caughlin. //kk//

XS
SM
MD
LG