Lidhje

Prokurorët transferojnë çështjen e një gjenerali mysliman në Bosnje


Prokurorët e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës, vendosën ta transferojnë në Bosnje Hercegovinë rastin e gjykimit të komandantit mysliman, gjeneralit Rasim Deliç.

Prokurorët e paraqitën kërkesën sot, pasi gjykatësit në Hagë vendosën disa kufizime për procesin. Deliç, një prej komandantëve kryesorë të ushtrisë së myslimanëve të Bosnjes në vitet ’90, akuzohet për vrasje, përdhunime dhe tortura.

Gjyqi ndaj tij pritej të fillonte të hënën. Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zëdhënëse të prokurorëve të ketë thënë se gjykatësit shkurtuan listën e dëshmitarëve nga 90 në jo më shumë se 55, veëtm një javë para se të fillonte gjykimi. //rd//

XS
SM
MD
LG