Udhëheqësi numër dy i Al-Kaidës ka publikuar një video të re, ku i bën thirrje myslimanëve të bashkohen në xhihad, apo siç njihet ndryshe, lufta e shenjtë dhe ta mbështesin lëvizjen islamike në Irak.
Ajman Al-Zawahiri doli dje në një video në internet, duke folur në arabisht dhe i veshur me të bardha. Një organizatë amerikane, e cila vëzhgon faqe kompjuterike islamike, e transkriptoi fjalimin e Al-Zawahirit. Në fjalimin e tij ai dënon Egjiptin dhe Arabinë Saudite për mbështetjen që u ofrojnë Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Ai thotë gjithashtu, se mes planeve të Al–Kaidës për të ardhmen, përfshihet përdorimi i kampeve në Afganistan, Irak dhe Somali për stërvitjen e xhihadistëve. Al-Zawahiri nuk përmend në fjalimin e tij përpjekjet për sulme me bombë të javës së kaluar në Londër, Glasgou dhe Skoci. Autenticiteti i fjalimit të transkriptuar nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.//lk