Lidhje

Mbipesha dhe ilaçet dietetike


Gjithnjë e më shumë, mbipesha po cilësohet si një epidemi dhe kompantitë farmaceutike janë vënë në garë për të prodhuar ilaçe dietetike kundër saj. Kohët e fundit, kompania Glaxo Smith Klein fitoi garën për një ilaç të ri të quajtur Alli. Por ky ilaç nuk është një zgjidhje magjike e problemit, pasi përdorimi i tij kërkon edhe angazhimin e pacientit për të ndryshuar mënyrën e të ushqyerit.

Vetëm amerikanët shpenzojnë mbi 1 miliardë dollarë në vit për të blerë prodhime kundër mbipeshës. Pra kuptohet se çdo të ndodhte nëse dhjetra milionë vetë në mbarë botën do të mund të kishin përqasje ndaj një ilaçi të tillë dietik, që shitet pa recetë.

Profesor Kelli Brownell pranë universitetit Yale thotë se tregu për këtë ilaç ekziston, siç ka edhe miliona njerëz që përpiqen të bien nga pesha. Alli është një version i ilaçit dietik Xenical, ilaç shumë i fortë dietik por që shitet vetëm me recetë. Të dy këto ilaçe veprojnë duke bllokuar dhjamin që në sistemin e tretjes. Por prodhuesit thonë se Alli duhet të shoqërohet edhe me angazhimin e përdoruesit për të ndryshuar stilin e jetesës. Doktor Brownell thotë se shumë njerëz e fillojnë me entusiasëm marrjen e ilaçeve dietike dhe kur e shohin se nuk humasin peshë shkurajohen dhe e ndërpresin marrjen e tij.

Glaxo Smith Klein i këshillon njerëzit që ta përdorin Allin të kombinuar me ditetë me yndryna të pakta dhe ushtrime fizike. Por ilaçi i ri ka edhe disa pasoja anësore. Alli mund të shkatojë dhimbje në stomak e diarre. Agjencia amerikane e ushqimeve dhe ilaçeve e ka miratuar përdorimin e ilaçit të ri dietik, por një komision i kësaj agjencie rekomandoi mos hedhjen në treg të një ilaçi tjetër kundër mbnipeshës, Rimonabant, pasi studimet treguan se ai shtonte mendimet për vetvrasje tek disa pacientë. Rimonabanti mund të gjendet në farmaci në Evropë nën emrin Acomplia.

Ekspertët thonë se ndërkohë që ilaçet dietike mund të ndihmojnë, shpesh harrohet se rëndësia kryesore është parandalimi i mbipeshës. //rd//

XS
SM
MD
LG