Lidhje

Presidenti serb zotohet të dorezojë në Hagë Gjeneralin Mlladiç


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç thotë se qeveria e tij do të bëjë çdo përpjekje për të arrestuar brenda këtij viti të kërkuarin për krime lufte komandatin e serbëve të Bosnjes gjatë luftës, Ratko Mlladiç.

Zoti Tadiç tha dje se qeveria e tij e ka të qartë se kapja e të akuzuarit për krime lufte është parakusht për bisedimet për partneritetin e Serbisë me Bashkimin Evropian. Por ai shtoi se është gjithashtu detyrimi moral i vendit të tij. Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Karla del Ponte ka këmbëngulur se Mlladiçi është në Serbi.

Presidenti Tadiç i bëri komentet në Bruksel pas bisedimeve me zyrtarët evropianë. Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo shprehu shpresën që blloku me 27 anëtarë do të mund të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit me Serbinë në të njëjtën periudhë. //ad//

XS
SM
MD
LG