Lidhje

Koncertet “Live Earth” ngrenë zërin për ngrohjen globale


Për ndërgjegjësimin e njerëzve me rrezikun e ngrohjes globale, sot në vende të ndryshme të botës, po zhvillohen koncertet “Live Earth”.

Ish-nënpresidenti amerikan Al-Gore hapi sot koncertin në Wahington, që u zhvillua tek Muzeu Kombëtar i Indianëve të Amerikës, pranë ndërtesës së Kongresit. Pastaj zoti Gore u nis për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë tek një tjetër koncert “Live Earth”.

Koncerte u zhvilluan ne Shangai, ne Kinë dhe në Hamburg të Gjermanisë, të cilat u hapën me përshëndetjet në video të zotit Gore ndaj publikut të Sidenit dhe më pas, ish-nënpresidenti amerikan u shfaq me hologram, apo imazh kompjuterik para spektatorëve në koncertin e Tokios.

Në koncertin e Londrës u shfaq edhe video e drejtpërdrejtë nga grupi muzikor “Nunatak”, i cili po jepte koncert në Antarktidë. Pjesëtarët e këtij grupi janë shkencëtarë të Shoqatës Britanike të Antarktidës.

Koncertet 24-orëshenë në plazhin e Kopakabanës në Rio de Zhaneiro po mbahen, siç ishte planifikuar, pasi organizatorët i qetësuan autoritetet braziliane lidhur me shqetësimet për sigurinë. Në koncertin në plazh pritet të marrin pjesë qindra mijëra vetë.

Mbi 150 nga artistët më të famshëm të botës do të interpretoijnë në koncerte në shtatë kontinente, përfshirë Antarktidën.

Organizatorët thonë se shpresojnë që mesazhi i tyre për ndryshimet e klimës do të transmetohet tek 2 miliardë njerëz, ata që marrin pjesë në koncerte dhe të tjerë që do t’i ndjekin në radio, televizion dhe internet. //kk//

XS
SM
MD
LG