Lidhje

Shqipëri: Ende pa zgjidhje çështja e Presidentit


Në Shqipëri, ka filluar pa pjesëmarrjen e opozitës seanca e parlamentit ku pritet të votohet për Presidentin e ri të vendit. E djathta, e drejtuar nga Partia Demokratike, ka paraqitur në garë nënkryetarin demokrat Bamir Topi. Në këtë garë është regjistruar zyrtarisht si kandidat, edhe ish-kryeministri Fatos Nano, por ai dhe deputetët e majte kane deklaruar se nuk do të marrin pjese në këtë seancë votimi.

Zhvillimet e së dielës kanë sjellë përmbysje të njëpasnjëshme të situatës. Kandidatura e zotit Topi u paraqit përsëri, pasi shumica hoqi dorë nga përpjekjet për një konsensus. Kandidatura e tij u paraqit, pas regjistrimit të kandidatit tjetër Fatos Nano, i cili doli kundër vendimit të Partisë Socialiste.

Duke qenë se shumica nuk e plotëson dot numrin e nevojshëm prej 84 vetësh për të votuar për presidentin, nuk ishte shumë e qartë në fillimin e seancës se çfarë karakteri do të kishte ajo.

Rreziku për zgjedhje të parakohëshme parlamentare është i pranishëm, nëse nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk arrihet të votohet as për zotin Topi, e as për zotin Nano.

XS
SM
MD
LG