Lidhje

Kompania Boeing paraqet avionin e ri Dreamliner


Kompania Boeing sot paraqet avionin më të ri të pasagjerëve që prej 13 vjetësh, Dreamliner 787. Ai thuhet të jetë avioni më i avancuar teknologjikisht dhe më i kërkuari ndonjëherë, per te cilin analistet e aviacionit thone se do të ndryshojë mënyrën e fluturimit.

Pesha e lehte e avionit e ndihmon ate te kurseje rreth 20 per qind te kostos se kaburantit, duke e bere ate modelin me efikas, krahasuar me ato te meparshmet. Boeing ka tashmë më shumë se 677 porosi për avionin e modelit te ri nga te pakten 46 kompani. Ai do te ekspozohet para nje publiku prej 15 mije vetesh, ne shtetin amerikan te Washingtonit.

Avioni Boing ka konkurrent prodhimin evropian Airbus, por numri i madh i kerkesave po e ben modelin Dreamliner 787 modelin me te sukesshem dhe me te kerkuar se çdo avion tjeter. //kk//

XS
SM
MD
LG