Lidhje

Shqiperi: Përfundon në Parlament raundi i parë i votimit për President


Me 75 vota në favor të kandidatit demokrat Bamir Topi, 3 për kandidatin Fatos Nano dhe dy vota të pavlefshme u mbyll mbrëmnë votimi për për presidentin e ri. Në të vërtetët votimi ishte tërësisht formal, pasi në sallë nuk kishte më shumë se 80 deputetë ndërkohë që numri i kërkuar për të zgjedhur presidentin e vendit është të paktën 84 vota.

Nëse panorama e shifrave duket më e zymtë për ish kryeministrin Fatos Nano, edhe për zotin Topi ajo nuk ëstë fort më e mirë, kur përveç mungesës së tre votave të shumicës iu shtuan edhe tre të tjera të partisë Bashkimi i Të drejtave të Njeriut, aleate e qeverisë, e cila ia ka dhënë ato zotit Nano.

Megjithatë zoti Topi i rikthyer në garë pas tërheqjes së javës së shkuar, u duk I kënaqur dhe duket se ka nisur fushatën për mbështetje. Ai deklaroi se e majta duhet të heqë dorë nga bojkoti dhe se ai pavarësisht përkatësisë aprtiake do të respektoje vetëm kushtetutën në rast zgjedhjeje si kryetar shteti: "Besoj se mesazhi më i rëndësishëm është se të gjithë duhet të kontribuojnë në këtë sallë sepse vetëm pjesmarrja në process, duke ju larguar bojkoteve, që nuk ndihmojnë procesin dhe imazhin e Shqipërisë. Unë do i drejtohesha pavarësisht kontestimeve, se procesi është mjaft I rëndësishëm dhe duke ardhur deri në momentin e aprovimit i siguroj se kushtetuta dhe vetëm kushtetuta do të mbizotërojë dhe asnjë lloj paragjykimi për përkatësitë partiake," tha zoti Topi.

Por nuk ka hequr dorë edhe ish kryetari socialist Fatos Nano. Ai debatoi sërish ashpër dje me pasuesin e tij Edi Rama, i cili ishte pjesmarrës në bisedimet me shumicën përballë kryeministrit Berisha dhe këmbëngul për një zgjidhje me consensus. Zoti Nano tha se do të vazhdojë përpjekje për të gjetur përkrahjen e të gjithë aktorëve të politikës: "Vendosa të vazhdoj moderimin mes palëve për të nxitur rivendosjen e dialogut për mënjanimin e konflikteve shterpre e për të mos lejuar as përmes bojkotit të opozitës dhe as përmes etjetes së shfrenuar për abuzim me pushtetin e mazhorancës të vihen nën kontroll institucionet e pavarura që duhet të ushtrojnë drejtësinë apo të ndërpritet procesi politik që do të zhblllokonte ritmet e sotme të ngadalta e zvarritëse të qeverisjes dhe të politikës në dobi të qytetarëve dhe aspiratave për integrim. Unë do të vazhdoj të luftoj për t'i dhënë fund kulisave marrëveshjeve jo parimore që në vlerësimn tim janë shkaku kryesor i shkatërrimit të deritanishëm të tryezës së negociatave për konsensuse europiane që i duhen vendit," tha zoti Nano.

Por ndërsa ka nisur gara, kriza politike që përvijohet rrezikon të jetë me pasoja. Asnjëra palë e vetme nuk ka me vete, votat për të zgjedhur presidentin. Kryetari socialist Edi Rama tha se në partinë e tij kanë nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohëshme: "Në partinë socialiste ka disa minuta që janë ndezur motorrat për zgjedhjet e parakohshme".

Por kryeminisri Berisha fajësoi socialist për mungesën e konsensusit pasi sipas tij uk pranuan kushtin për largimin e prokuorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku: "Shqiptarët duhet ta dine se zgjedhjet kanë vetëm një shkak, bllokimin e luftës kundër korrupsionit nga personi në krye të institucionit të akuzës".

Seanca e mbrëmshme u konsiderua si votimi i parë ndonëse deri atëherë kishte patur një tjetër interpretim. Në këtë mënyrë edhe për dy votimet e tjera ka ende hapësiar për përfshirjen në lojë të një kanidati tjetër që do të thotë se ende është e hapur mundësia për një emër konsensual, ndonëse nga e djathta është prerë kategorikisht rruga për rifillimin e bisedimeve.

Koha e mbetur ëshë dy javë, gjatë së cilave ose do të zgjidhet presidenti i ri ose vendi automatikisht shkon në zgjedhje të parakohshme. //ad//

XS
SM
MD
LG