Lidhje

Kryministri Çeku i kërkon BE-së të anashkalojë Këshillin e Sigurimit në se nuk miratohet rezoluta


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të anashkalojë Kombet e Bashkuara në rast se Këshilli i Sigurimit nuk arrin të miratojë një rezolutë për pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Çeku i bëri këto komente sot për gazetarët pas takimit që pati në Bruksel me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana. Zyrtari evropian tha se ai mbetet i angazhuar në përpjekjet për të siguruar miratimin e një rezolute të OKB-së në Këshillin e Sigurimit.

Vendet perëndimore kanë propozuar një projekt-rezolutë të re, në bazë të së cilës do të zhvillohen 120 ditë bisedime shtesë midis zyrtarëve serbë dhe shqiptarë. Por në se bisedimet dështojë të arrijnë një marrëveshje, projektrezoluta nuk parashikon automatikisht pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, kundërshtoi sot projektrezolutën e re të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Ai tha se Kosova nuk do të jetë asnjëherë e pavarur, megjithë deklaratat e bëra nga zyrtarët amerikanë në mbështetje të pavarësisë.

XS
SM
MD
LG