Lidhje

Shpërthim në Algjer; 8 ushtarë të vrarë nga një sulm vetvrasës


Autoritetet algjeriane thonë se një person me kamion bombë shkaktoi vrasjen e të paktën 8 ushtarëve në një kazermë ushtarake në lindje të kryeqytetit Algjer. Personi e shpërtheu kamionin frigorifer sot në fshatin Lakdaria që ndodhet në rajonin e tensionuar të Kabiliyes. Të paktën 20 vetë të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Sulmi ndodhi vetëm pak orë përpara fillimit të Lojrave Mbarë-Afrikane, një nga ngjarjet më të mëdha sportive të kontinentit. Mikpritës të lojrave janë Algjeri dhe dy qytete në rajonin e Kabiliyes. Televizioni al-Xhazira tha se dega afrikanoveriore e al-Kaidës mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Organizata e al-Kaidës në Magrebin Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulme të mëparshme në Algjeri, duke përfshirë dy shpërthime me makina bombë në muajin prill nga të cilat u vranë 33 persona.//rd//

XS
SM
MD
LG