Lidhje

Presidenti i Pakistanit mbron vendim e tij për të sulmuar Xhaminë e Kuqe


Presidenti pakistanez Pervez Musharraf tha se e ndërmori sulmin e përgjakshëm ndaj xhamisë radikale të Islamabadit, vetëm pasi dështuan të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur krizën me bisedime.

Gjatë një fjalimi në televizion, gjenerali Musharraf tha se i vinte keq për ata që humbën jetën. Ai tha se qeveria provoi çdo mjet të mundshëm për të çtensionuar situatën pa përdorimin e forcës. Por ai shtoi se kërkesat e klerikut që udhëhiqte rezistencën ishin të papranueshme. Gjenerali Musharraf deklaroi gjithashtu në fjalim se do ta shtypë terrorizmin në çdo cep të Pakistanit.

Trupat pakistaneze e rrethuan xhaminë radikale javën e kaluar kur mes forcave të sigurimit dhe studentëve të armatosur shpërthyen përleshje të përgjakëshme. Sulmin kundër xhamisë e urdhëroi Presidenti Musharraf në martën në mëngjes kur bisedimet dështuan.

Gjatë rrethimit 8 ditësh të, mxhamisë u vranë mëse 80 persona, mes tyre 75 militantë dhe 10 ushtarë pakistanezë. Klerikët dhe studentët në xhami kishin muaj që u bënin sfidë autoriteteve, duke përdorur vetgjyqësinë në fushatën e tyre për vendosjen e ligjit të rreptë islamik në vend. //iç//

XS
SM
MD
LG