Lidhje

Top Chanel gjobitet me 14 milionë dollarë


Në Shqipëri drejtuesit e televizionit Top Chanel, njëri prej stacioneve më të rëndësishëm të vendit, njoftoi sot se ishte gjobitur me afro 14 milion dollarë nga organet tatimore.

Sipas kontrollit, tatimorët kanë deklaruar se është verifikuar një evazion fiskal,në masën e mbi 7 milion dollarëve, me anë të spoteve publicitare të transmetuara në Top Chanel në 3 vitet e fundit.

Gjoba vjen pak kohë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të miratuar nga e djathta sipas të cilit për të patur të drejtën e ankimit një shoqëri duhet të paguajë menjëherë totalin e shumës së konsideruar si evazion fiskal së bashku me 15 për qind të vlerës së gjobës. Në këtë rast Top Chanel është i detyruar të paguajë afërsisht 9 milion dollarë deri në pritje të një vendimi gjyqësor.

Drejtuesit e Top Chanel, një televizion kritik ndaj qeverisë, e konsideruan këtë masë të organeve fiskale si një gjobë politike e cila synon mbylljen e këtij televizioni përmes rrënimit të tij financiar. Edhe drejtues të mediave të tjera elektronike e konsideruan gjobën si qesharake kur velra e të gjithë reklamave në Shqipëri nuk i kalon sipas tyre 6 milion eurot në vit.

Zyrtarë të tatimeve thanë se ata kanë zbatuar thjesht ligjin dhe se kjo nuk është luftë ndaj mediave, por gjoba e vendosur ndaj Top Chanel është më e madhja e aplikuar ndonjëherë ndaj një kompanie në Shqipëri. Drejtuesit e Top Chanel njoftuan se do të organizojnë të hënën një protestë përpara selisë së qeverisë.

Krah tyre, kundër vendimit të organeve fiskale, u shprehën sot edhe përfaqësues të shumtë të mediave dhe shoqatave të gazetarëve. //iç//

XS
SM
MD
LG