Lidhje

Skefer u bën thirrje palëve të tregojnë maturi në çështjen e Kosovës


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap Hoop Scheffer u bëri thirrje të gjitha palëve të tregohen të përmbajtura dhe elastike lidhur me çështjen e statusit të Kosovës.

Zoti Scheffer tha sot se projekt-rezoluta e re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit është ndoshta shansi i fundit për të gjetur një zgjidhje politike të kontrolluar për Kosovën. Ai i bëri komentet gjatë një vizite sot në Beograd për bisedime lidhur me forcimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe aleancës së Natos.

Serbia, e mbështetur nga Rusia e ka hedhur poshtë projektrezolutën e re për Kosovën, ku bëhet thirrje për bisedime të mëtejshme Beograd-Prishtinë.

Ndërkohë, ministrik i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se projektrezoluta ka nevojë për ndryshime të tjera para se të merret në shqyrtim nga Rusia. //iç//

XS
SM
MD
LG