Lidhje

Shqipëri: Pameca kritikon shkarkimet në Ministrinë e Brendshme


Në Shqipëri, misioni i Bashkimit Europian Pameca që prej vitesh ofron asistencë teknike për policinë shqiptare është shprehur sot i shqetësuar për vendimet e kohëve të fundit të Ministrisë së Brendshme lidhur me largimet nga puna të shumë punonjësve të saj. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë sot pasdite thuhet se këto shkurtime duhet të jenë tranparente dhe në përputhje me ligjin.

Që pas ndërrimit të pushteteve në vitin 2005 shumë zyrtarë të lartë dhe funksionarë të policisë ose u shkarkuan ose u transferuan në poste më të ulta. Kohët e fundit, si pasojë e një reforme në policinë e shtetit është njoftuar shkurtimi i disa qindra punonjësve të policisë.

Misioni i Bashkimit Europian thekson se këto largime kanë bërë të pamundur përfitimin ekonomik që pritej si rezultat i trajnimeve me kosto të lartë të kryera nga organizata ndërkombëtare, si të individëve të veçantë apo në fusha specifike të kompetencave si dhe kanë sjellë dobësimin e një sërë departamentesh apo sektorësh, të cilat konsiderohet të jenë vitale për vazhdimësinë e projekteve të filluara dhe njëkohësisht për përmbushjen e kërkesave të Pranimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. //kk//

XS
SM
MD
LG