Lidhje

Një raport i ri paralajmëron për praninë e rrezikut terrorist për SHBA-në


Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se al-Kaida vazhdon të jetë e vendosur të godasë Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të hezitonte të përdorte armë të shkatërrimit në masë.

Në vlerësimin e publikuar sot, agjencia Raporti i Zbulimit Kombëtar thotë se një komplot i mundshëm i al-Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara ka shumë të ngjarë të përqendrohej në objektiva të rëndësishme. Sipas vlerësimit, sulmi do të kishte si qëllim viktima në masë, shkatërrime të mëdha të dukshme, pasoja të rënda ekonomike dhe frikë.

Raporti është vlerësim i 16 agjencive kombëtare të zbulimit. Në të thuhet se al-Kaida ka mundësi të shfrytëzojë kontaktet dhe aftësitë e gurpit “al-Kaida në Irak” për të sulmuar Shtetet e Bashkuara. Në raport thuhet gjithashtu se al-Kaida në Irak është i vetmi grup terrorit i njohur për synimet e tij për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Raporti i zbulimit thotë se al-Kaida ka ruajtur dhe rigjallëruar elementë të aftësisë së saj për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe sigurimin e strehimve të sigurta në zona të thella të Pakistanit veriperëndimor. //kk//

XS
SM
MD
LG