Lidhje

Libia anulon dënimet me vdekje për rastin e infektimit me HIV


Të afërmit e qindra fëmijëve të infektuar me virusin HIV në Libi kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre që gjashtë punonjës të huaj të mjekësisë të ekzekutohen nën akuzat se infektuan këta fëmijë. Një zëdhënës për familjarët tha se ata kishin hequr dorë nga kërkesa pasi kishin marrë kompensime financiare.

Javën që kaloi, një fondacion i drejtuar nga djali i udhëheqësit libian, Moammar Ghadhafi njoftoi rreth një marrëveshjeje për të kompensuar familjet. Marrëveshja hap rrugën për një vendim të mundëshëm nga drejtësia libiane për të zbutur dënimin me vdekje të pesë infermiereve bullgare dhe një mjeku palestinez.

Të gjashtë punonjësit u burgosën tetë vjet më parë nën akuzat për infektimin e fëmijëve me gjak të prekur nga virusi HIV, që shkakton Sidën. Ekspertët ndërkombëtar thonë se ka të ngjarë që infektimet të kenë qënë pasojë e kushteve të varfëra sanitare. //iç//

XS
SM
MD
LG