Lidhje

Irak: Deputetët besnikë të klerikut al-Sadër kthehen në parlament


Blloku irakian besnik i klerikut radikal shiit Moktada al Sadr thotë se i ka dhënë fund bojkotit në parlament.

Grupi tha sot se 30 ligjvënësit e tij po kthehen pasi parlamenti ka pranuar kërkesat për të forcuar masat mbrojtëse në objektet myslimane të kultit. Anëtarët e bllokut filluan një bojkot muajin e kaluar për të protestuar kundër shpërthimit në një xhami të shenjtë në Samara.

Po sot, ushtria amerikane njoftoi fillimin e një operacioni madhor kundër kryengritësve në zonat me më pak trafik të provincës së trazuar al-Anbar. Operacioni përfshin mbi 9 mijë trupa amerikane dhe irakiane.

Në provincën veriore të Dijalës policia tha se persona të armatosur masakruan 29 vetë në një fshat gjatë natës. Autoritetet thonë se dyshojnë se masakra u krye nga ekstremistë që janë në arrati nga forcat amerikane dhe irakiane të sigurimit.

Në Bagdat një person kreu sulm vetëvrasës, nga i cili gjetën vdekjen të paktën 10 vetë, përfshirë 3 ushtarë irakianë, kur ai aktivizoi një makinë-bombë pranë një patrulle ushtarake.//kk//

XS
SM
MD
LG