Lidhje

Policia britanike parandalon një komplot për vrasje


Policia britanike thotë se ka arrestuar një person nën dyshimet se po komplotonte për të vrarë manjatin rus në mërgim, Boris Berezovsky.

Policia tha sot se kishin arrestuar të dyshuarin muajin e kaluar dhe e kishin dorëzuar atë tek zyrtarët e imigracionit. Ata njoftuar arrestimin vetëm disa orë pasi vetë Berezovsky tha se ishte detyruar të linte Britaninë për një javë muajin që kaloi pasi shërbimi i fshehtë britanik zbuloi një komplot për ta vrarë atë.

Ambasadori rus në Britani, Yuri Fedotov i tha radios britanike se nuk kishte informacione rreth ndonjë komploti kundër zotit Berezovsky. Ai akuzoi zotin Berezovsky për implikim në pastrim parashë, korrupsion dhe rol në krimin e organizuar.

Në vitin 2003 Berezovsky fitoi strehim politik në Britani. Londra ka refuzuar vazhdimisht kërkesën ruse për ta ekstraduar atë për t’u përballur me akuzat për mashtrim. //ze//

XS
SM
MD
LG