Lidhje

Komision i ri për të garantuar cilësinë e importeve që futen në SHBA


Shtëpia e Bardhë po krijon një komision i cili do të rekomandojë masat e duhura për të siguruar cilësinë e ushqimeve dhe importeve të tjera që futen në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou, hodhi sot poshtë aludimet se kjo lëvizje ishte një goditje ndaj Kinës. Ai tha se qeveria mendon se është e rëndësishme të kontrollohen produktet ushqimore që eksportojnë në Amerikë 150 vende.

Pritet që Presidenti Bush të bëjë një dekleratë sot më vonë rreth formimit të një grupi pune të nivelit të lartë.

Li Yuanping, zyrtar kinez që drejton kontrollin e kualitetit të ushqimeve, i tha medias kineze se ekspertë të ushqimit nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të takohen nga fundi i muajit.

Zoti Li, i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve Xinhua se një përqindje më e lartë e ushqimeve kineze që importohen në Amerikë e kalojnë inspektimin se sa ushqimet amerikane që eksportohen në Kinë. //ze//

XS
SM
MD
LG