Lidhje

Brazil: Fillojnë hetimet lidhur me aksidentin ajror në San Paulo


Në Brazil, autoritetet kanë filluar hetimet lidhur me aksidentin dje të një aeroplani në aeroportin e San Paulos, ku gjetën vdekjen të paktën 200 veta.

Ekipet e shpëtimit nxorrën të paktën 90 trupa në vendin e aksidentit. Ata gjetën gjithashtu kutinë e zezë, ku rregjistrohet në gjitha të dhënat e fluturimit.

Aeroplani, i shoqërisë ajrore braziliane TAM me 176 pasagjerë në bord, doli nga pista pasi u ul në aeroportin Kongohas. Pastaj ai u përplas në një pikë karburanti, pronë e së njëjtës firme me aeroplanin, dhe shpërtheu në flakë. Shumë njerëz të tjerë që ndodheshin në tokë humbën gjithashtu jetën.

Ka pasur ankesa se pistat e aeroportit janë tepër të shkurtëra që aeroplanë të mëdhenj të ulen në kohë me shi. Ky mund të jetë aksidenti më i rëndë në historinë e aviacionit të Brazilit. Aeroplani kishte mbrritur në San Paulo nga Porto Alegra në Brazilin jugor. //ze//

XS
SM
MD
LG