Lidhje

Forcat amerikane kapin anëtarin më të lartë irakian të al-Kaidës


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se kanë kapur anëtarin më të lartë irakian të al-Kaidës në Irak. Gjeneral Brigade, Kevin Bergner tha sot se forcat amerikane kapën Khaled al- Mashhadani dy javë më parë. Mendohet se ai bashkëpunon nga afër me egjiptianin Abu Ayub al-Masri – kreu i al Kaidës në Irak.

Gjenerali Bergner tha se al-Mashhadani ka shërbyer edhe si ndërmjetës mes al-Masrit dhe Osama bin Ladenit. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane tha se al-Mashhadani u tha hetuesve se al –Kaida në Irak drejtohet nga një grup i huaj nën udhëheqjen e al-Masrit.

Në mënyrë që ta maskonin këtë ndikim të huaj, al-Mashhadani dhe al-Masri krijuan një shoqatë të trilluar me emër Shteti Islamik i Irakut. Personi që prezantohej si udhëheqës i kësaj organizate, nën emrin Omar al-Bagdadi, ishte në fakt një aktor i marrë për regjistrime propagandistike. //ad//

XS
SM
MD
LG