Lidhje

Rusia njoftoi se do të dëbojë 4 diplomatë britanikë nga Moska


Rusia njoftoi se do të dëbojë 4 diplomatë britanikë nga Moska dhe do të ndërpresë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit me Londrën.

Njoftimin e bëri sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Mihail Kamynin, ndërsa intensifikohet një mosmarrëveshje diplomatike lidhur me vrasjen e një ish spiuni rus. Zoti Kamynin tha se diplomatët duhet të largohen brenda 10 ditësh. Ai tha se Moska do të ndalë dhënien e vizave për zyrtarët britanikë.

Në Londër, Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband tha se dëbimet janë krejtësisht të pajustifikueshme. Njoftimi i sotëm i Moskës bëhet 3 ditë pasi Britania tha se do të dëbonte 4 diplomatë rusë për shkak të refuzimit të Moskës për të ekstraduar të dyshuarin kryesor për vrasjen e ish spiunit rus, Aleksandër Litvinjenko.

Rusia nuk pranon të dorëzojë Aleksandër Lugovoin, duke thënë se kushtetuta ruse e ndalon ekstradimin e shtetasve të saj. Sot në Lisbonë, Sekretarja Amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e nxiti Rusinë që të respektojë kërkesën e Britanisë për të ekstraduar Lugovoin. //iç//

XS
SM
MD
LG