Lidhje

Ish-Presidenti francez Shirak merret në pyetje në një proces gjyqësor


Ish-Presidenti francez Jacques Chirac u mor në pyetje nga një gjykatës francez për mbi katër orë sot si pjesë e një skandali mbi financat e një partie politike që nga koha kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Parisit.

Zoti Chirac u mor në pyetje si dëshmitar, çka do të thotë se ai nuk është personalisht nën hetim. Megjithatë, sipas ligjit francez, ekziston mundësia që ai të përballet me akuza, nëse hetuesit gjejnë prova për vepër penale.

Çështja ka në qendër akuzat se partia konservatore e zotit Chirac kishte krijuar vende pune të rreme dhe kishte paguar aktivistë të partisë me fonde qeveritare pasi zoti Chirac u zgjodh Kryetar Bashkie në vitin 1977.

Në një artikull në gazetën Le Monde, zoti Chirac tha se gjatë viteve ’80 dhe ’90, Franca nuk kishte dispozita ligjore lidhur me financimet politike. Ai tha se në atë kohë ishte diçka e zakonshme që partitë politike të merrnin para si nga firmat private, ashtu edhe buxhetet publike. //ad//

XS
SM
MD
LG