Lidhje

Bullgaria i kërkon Libisë riatdhesimin e 5 punonjëse të saj


Bullgaria i paraqiti Libisë një kërkesë zyrtare për riatdhesimin e 5 punonjëse bullgarë të shëndetësisë që mbahen në Libi pasi vendimi me vdekje iu ul në burgim të përjetshëm.

Ministria e Jashtme bullgare kërkoi sot transferimin e 5 infermjerëve bullgarë dhe një doktori palestinez, i cili kohët e fundit mori shtetësinë bullgare. Kërkesa bazohet në një marrëveshje mbi shkëmbimin e të burgosurve që Sofja dhe Tripoli kanë nënshkruar mes tyre në vitin 1984. Bullgaria thotë se marrëveshja do të lejonte që 6 të burgosurit ta kryenin dënimin në Bullgari.

5 infermjeret bullgare dhe mjeku palestinez u dënuan nën akuzat për infektimin me dashje të mbi 400 fëmijëve libianë me virusin HIV që shkakton Sidën. Të dënuarit vazhdimisht kanë thënë se janë të pafajshëm, ndërsa ekspertë ndërkombëtarë të shëndetësisë thonë se infektimi i fëmijëve mund të ketë ndodhur si pasojë e kushteve të këqia sanitare. //iç//

XS
SM
MD
LG