Lidhje

Në Shqipëri vazhdon debati për zgjedhjen e presidentit të ri


Në Shqipëri përfaqësuesit e partisë demokratike deklaruan sot se ata shpresojnë që presidenti i ardhshëm i vendit do të mund të zgjidhet nesër, gjatë votimit të katërt në parlament.

Në garë janë nënkryetari demokrat Bamir Topi dhe kryetari i Aleancës Demokratike Neritan Ceka. Deputeti demokrat Astrit Patozi tha sot se nuk bëhet fjalë për një tërheqje nga gara të zotit Topi.

Opozita nga ana e saj, e gjitha në bllok, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë edhe në këtë raund. Një vendim i tillë e kufizon shumë mundësinë e zgjedhjes së presidentit pasi në sallë do të jenë vetëm 84 deputetë, aq sa në të vërtetë duhen për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Por kandidati Ceka dhe deputeti tjetër i partisë së tij kanë hedhur poshtë mundësinë që ata të japin votën e tyre për zotin Topi.

Nëse edhe nesër nuk do të ketë një kandidat fitues atëherë forcave politike, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, i mbeten edhe katër ditë kohë, brenda së cilave do të ketë dhe një tjetër votim të fundit. //iç//

XS
SM
MD
LG