Lidhje

Në pritje të ndeshjes së parë të David Bekam me Galaksi


Ylli i futbollit britanik, David Beckham do të luajë ndeshjen e tij të parë me skuadrën e tij të re, Galaxy të Los Angelosit nesër, në orën 8:30, sipas orës lokale, kur skuadra do të përballet me ekipin anglez, Çelsi. Mesfushori 32 vjeçar, i cili vjen nga klubi spanjoll Real i Madridit, pritet të ngjallë interesim më të madh për futbollin profesionist të Shteteve të Bashkuara.

David Beckham, yll i futbollit ndërkombëtar, është një mesfushor i mirënjohur. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Beckham kontribuoi tek ekipi anglez, Manchester United, me të cilin ai arriti të fitojë 9 tituj kampion dhe vitin e fundit ai luajti me skuadrën spanjolle, Real Madrid, e cila gjithashtu u shpall kampione për këtë vit.

Entuziazmi i futbollistëve të rinj ishte shumë i madh edhe përpara se Beckham të arrinte në Los Angeles. Melissa Paramo e shpreh entuziazmin e saj, duke thënë se “Beckam do ta bëjë Galaxy-in ekipin numër 1”.

Futbolli evropian në Shtetet e Bashkuara renditet pas sporteve të tilla, si bejsbolli dhe basketbolli. Një ndeshje e futbollit amerikan midis dy universiteteve mund të tërheqë përpara televizorit mbi 10 milionë shikues. Një ndeshje futbolli evropian për kategorinë e parë, mund të tërheqë ndoshta disa qindra mijëra njerëz. Vetëm veprimtaritë ndërkombëtare, si Kampionati Botëror, gëzojne popullaritet të madh në Shtetet e Bashkuara.

Por ekipi i Los Angeles, Galaxy, ka tifozët e tij të dedikuar, shumica e të cilëve janë me prejardhje amerikano-latine. Alexandër Mira është një prej tyre. Duke mbajtur në kokë një kapele mbi të cilën është shkruajtur Galaxy, ai i bie daulles, për të treguar mbështetjen e tij për ekipin. Ai nuk ka humbur pa parë asnjë ndeshje.

“Po, unë kam qenë tifoz i Galaxy për 12 vjet dhe do ta ndjek ekipin deri në fund të jetës sime”.

Të tjerë, përfshirë edhe vajza, kanë ardhur në stadiumin Galaxy në rrethinat e Los Angeles, për të parë dhe për t’i uruar mirëseardhjen David Backham-it ///Girls/// “Tani që ai ka ardhur tek ekipi Galaxy i Los Angeles-it, ne do ta shikojmë atë në fushë”.

Mbërritja e Beckham-it dhe e bashkëshortes së tij, Viktoria e njohur me nofkën “Posh Spice”, kishte madhështinë e një shfaqjeje të Hollivudit. Kjo veprimtari tërhoqi shumë tifozë, midis tyre dhe Diane Tipton me djalin e saj nga shteti i Orego-it.

“Beckham është tashmë i mirënjohur, besoj në të gjithë Amerikën”. Beckham përgatitet për sezonin e ri, duke u trajtuar për dëmtim të kyçit të këmbës dhe duke lënë shumë pikëpyetje në Angli, mbi vendimin e tij për t’u larguar dhe për luajtur për një skuadër amerikane. //ad//

XS
SM
MD
LG