Lidhje

David Beckham debuton me ekipin Galaxy të Los Angelesit


Ylli i futbolit evropian David Beckham mori pjesë në ndeshjen e parë me ekipin amerikan Galaxy të Los Angelesit, duke u futur në lojë në minutën e 78-të të ndeshjes që përfundoi 1-0 për Çelsin.

Mesfushori 32 vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të lojës në stolin e rezervave, për shkak të një problemi me kyçin e këmbës që e kishte dëmtuar në një ndeshje muajin e kaluar mes Anglisë dhe Estonisë për kampionatin evropian të 2008-ës. Më pas ai e kishte lënduar edhe më shumë këmbën në ndeshjen e fundit për Real Madridin.

Tifozët në stadiumin e mbushur plot në ndeshjen e djeshme brohorisnin sa herë që ai godiste topin. Beckham i tha televizionit se ishte shumë i kënaqur nga admiruesit e shumtë në stadium mes të cilëve edhe guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger dhe shumë yje të Hollivudit.

Galaxy shpreson se prania e Beckhamit do ta rrisë interesimin e amerikanëve për futbollin dhe do të ndihmojë për të tërhequr lojtarë të tjerë të mëdhenj në ekipet amerikane. //ii

XS
SM
MD
LG