Lidhje

Ecje në hapësirë për të hequr pjesë të Stacionit Orbital


Astonautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, filluan një ecje në hapësirë për të hequr nga stacioni pajisjes që nuk nevojiten më.

Astronauti Clayton Anderson do të shkëpusë nga stacioni dhe hedhë në hapësirë një depozitë me amonjak, me madhësinë e një frigoriferi. Depozita mbahej si rezervë për ftofjen e anijes, por nuk ishte përdorur kurrë. Ekspertët parashikojnë që depozita do të qëndrojë në orbitë për 11 muaj, para se të rihyjë në atmsferën e tokës dhe të digjet.

Astronauti po ashtu do të hedhë edhe pajisje të tjera që janë përdorur për instalimin e kamerave. NASA thotë se gjithë këta artikuj duhen hedhur poshtë para vitit 2010, kur është afati i përfundiit të misioneve për vajtje ardhje në hapësirë. //ad//

XS
SM
MD
LG