Lidhje

Rajs paralajmëron udhëheqësit e Kosovës të mos shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanëshme


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, i paralajmëroi udhëheqësit e Kosovës të mos shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se zoja Rajs do t’u bënte thirrje Presidentit Sejdiu dhe Kryeminsitrit Çeku të vazhdonin diplomacinë për të arritur konsensus për të ardhmen e Kosovës. Zëdhënësi tha se zonja Rajs do t’u thoshte udhëheqësve të Kosovës se “askush nuk përfiton duke u përpjekur të anashkalojë procesin diplomatik që është duke u zhvilluar”.

Zoti Çeku propozoi javën e kaluar që parlamenti i Kosovës të miratojë rezolutën e vet për pavarësi duke caktuar 28 nëntorin si afat për shpalljen e saj.

Po javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën që diskutimin për çështjen e Kosovës ta kalojnë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në Grupin e Kontaktit.

Ky vendim u mor pas kërcënimeve të vazhdueshme të Rusisë për të përdorur veton ndaj çdo rezolute që nuk gëzonte si mbështetjen e Beogradit edhe të Prishtinës. //ad//

XS
SM
MD
LG