Lidhje

Kryeministri turk Erdogan zotohet të mbrojë traditën laike të vendit


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u zotua se do të mbrojë traditat shekullare të Turqisë dhe do të vazhdojë reformat ekonomike të nevojshme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Zoti Erdogan i bëri këto komente sot para përkrahësve të tij në Ankara, një ditë pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e djeshme parlamentare. Më pas, ai paraqiti dorëheqje, një formalitet ky që e lejon presidentin Ahmet Neçdet Sezer për t’i kërkuar atij që të formojë qeverinë e re.

Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit e kryeministrit Erdogan fitoi 47 për qind të votave dhe të paktën 340 vende në parlamentin me 550 anëtarë. Partia laike e opozitës, Partia Republikane e Popullit, fitoi 112 vende dhe nacionalistët e djathtë fituan 70 vende.

Nëse rezultati konfirmohet, 340 vendet e fituara nga partia e kryeministrit Erdogan nuk janë të mjaftueshme për të siguruar shumicën me 2 të tretat, të nevojshme për të zgjedhur presidentin pa mbështetjen e opozitës. //ad//

XS
SM
MD
LG