Lidhje

Sindroma e lodhjes; Pijet dhe kujtesa


Sindroma e lodhjes së këmbëve

Llogaritet se 10 përqind e njerëzve në mbarë botën vuajnë nga sindroma e lodhjes së këmbëve, një çrregullim neurologjik që e bën të vështirë qëndrimin ulur ose shtrirë për një periudhë të gjatë kohe. Ky çrregullim zakonisht ndodh tek njerëzit në mbrëmje e gjatë natës, gjë që e bën të vështirë të fjeturit dhe të qëndruarit zgjuar. Rezultatet e dy studimeve të fundit në këtë fushë tregojnë se ky problem e ka burimin tek një gjen i trashëguar.

Shumë njerëz bëjnë gjumë të heratshëm dhe për këtë mendojnë se ashtu duhet të jetë për të gjithë. Por kur një person shpesh zgjohet natën ose nuk e zë gjumi gjatë natës, kjo mund të ndodhë për shkaqe gjenetike. Lyn Kaizer thotë se ka mëse 10 vjet që ajo nuk fle mirë gjatë natës. Kjo e bën jetën të vështirë si nga pamja edhe nga shëndeti, thotë ajo.

Doktor Xhon Winkelman, është drejtor i një qëndre mjekësore në Boston. Ai thotë se disa nga shenjat e sindromës së këmbëve të lodhura janë gjumi jo i rehatshëm dhe nevoja për lëvizje të këmbëve në shtrat. Dy studime, një në Islandë dhe tjetri në Shtet e Bashkuara kanë vërtetuar se kjo gjendje nuk shkaktohet vetëm nga shkaqe neurologjike, por është e trashëguar gjenetikisht. Ende nuk është e qartë se si këto gjene ndikojnë në reagimin e trurit. Shkencëtarët mendojnë se një mungëse hekuri në organizëm afekton prodhimin e dopaninës, një neurotransmetues në sistemin qëndëror nervor i cili kontrollon lëvijet dhe ndjesitë. Shkencëtarët thonë se zbulimi i një lidhjeje gjenetike përfundimisht do të çojë në trajtimin me efketshmëri të kësaj sindrome.

Një gotë me verë në ditë ndihmon kujtesën

Shpesh është thënë se pijet alkoholike janë të dëmshme për shëndetin e sjelljen, por disa studime tregojnë se kur këto pije, veçanërisht vera, përdoren me kufi, mund të ndihmojnë një grup moshë shumë delikat, të moshuarit.

Grupmosha 85 vjeç e sipër është një prej grupeve me rritje më të shpejta në numër në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa humja e kujtesës, dementia, është diça e zakonëshme mes të moshuarave, mjekët po kërkojnë rrugë të reja pakësimin e këtij rreziku. Një studim i kohëve të fundit në Itali doli me propozimin se pijet alkoholike mund të sjellin disa të mira në këtë drejtim. Shkencëtarët morrën në shqyrtim 121 të rritur që kishin shenja fillestare të problemeve me kujtesën në një formë paksa të dukëshme ose MCI. 20 përqind e njerëzve në këtë shkallë preken nga alcajmeri çdo vit, duke i bërë të jenë në një shkallë rreziku shumë të lartë për humbjen e kujtesës.

Por gjatë studimit, mjekët vunë re se ata që përdorinin çdo ditë një gotë pije alkoholike, kryesisht verë, ishin shumë më pak në rrezik që gjendja e tyre të keqësohej. Ata që pinin verë zhvilluan humbje të rëndë kujtese 85 përqind më ngadalë krahasuar me ata që nuk pinin fare. Ekspertët thonë se ka të ngjarë që vera përmirëson qarkullimin e gjakut duke e ndihmuar një person të ketë një kujtesë të qëndrueshme. Por studimi tregoi gjithashtu se kyçi i efektit të verës ishte përmbajtja ose kufiri në përdorim pasi tek ata që pinin më shumë se një gotë alkohol, procesi i humbjes së kujtesës nuk u pakësua fare.

XS
SM
MD
LG