Lidhje

Sa i njohin studentët amerikanë çështjet ndërkombëtare?


Specialiste të arsimit dhe biznesmenë të njohur thanë se më shumë se kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, studentëve duhet t’i krijohet mundësia e një edukimi sa më të mirë në fushën nderkombëtare. Në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të konkurojnë në botën e sotme gjithnjë e më të hapur, thonë ata, brezi i ardhshëm i drejtuesve duhet të jetë i mirë informuar.

Presidentja e Fondacionit privat Goldman Sachs, Stefëni Bell-Ros, thotë se Shetet e Bashuara duhet t’i transformojnë shkollat, universitetet dhe komunitetet, në ato që ajo i quan “inkubatorë të klasit botëror”. Zonja Bell-Ros thotë se nëqoftëse Shtetet e Bashkuara duan të vazhdojnë të nxjerrin udhëheqës botërorë, bota duhet të sillet nëpër klasa dhe studentët të pajisen me dituritë dhe aftësirë e duhura për të pasur sukses në botën e sotme.

“Ata duhet të edukohen në ekonomi, sistemet politike, gjuhë dhe sfidat e shoqërisë në botë dhe natyrisht, të jenë të kulturuar”.

Fondacioni Goldman Sachs, i cili merret me promovimin e medotave edukuese, krijon partneritete me organizata arsimi, biznesi dhe jofitimprurëse për të zhvilluar dhe zbatuar programe ndërkombëtare arsimi.

Njëri prej këtyre partnerëve është Shoqëria Aziatike, misioni i së cilës është të forcojë marrëdhëniet midis Azisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidentja e fondacionit Shoqëria Aziatike, Vishakha Desai thotë se ky grup punon me Shtetet e Bashkuara për t’i pregatitur studentët për atë që ajo e quan “një botë e re e të gjithëve” ku Azia luan një rol të rëndësishëm.

Në një takim mbi arsimin ndërkombëtar, që u zhvillua kohët e fundit në New York, zonja Desai tha se globalizimi është pjesë e jetës sonë.

“Ndërkohë që ideja e globalizimit është pranuar tashmë si pjesë e bashkëpunimit ekonomik botëror, fusha e arsimit në këtë drejtim ka mbetur mbrapa, përgjigja ndaj kësaj ideje dhe ç’do të thotë ajo për studentët tanë në të ardhmen”.

Administratori i shkollave publike të New York, Joel Klein, i cili mendon se sistemi amerikan i arsimit është akoma i fokusuar brenda vendit, tha se Shtetet e Bashukara nuk mund të presin t’i mësojnë studentët me perspektivat ndërkombëtare kur ata të fillojnë universitetin. Ai thotë se udhëheqësit e vendit duhet të punojnë në nivel kombëtar që të ndryshojnë fokusimin e arsimit në Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi nevoje për drejtues, të cilët do të këmbëngulin se një ngritje e arsimit botëror është i domosdoshëm tek fëmijët në shekullin e 21-të dhe duhet ta kuptojmë se pasojat do të jenë të rënda nëqoftëse nuk meren masat e duhura”.

Një shkollë në Uashington po vlerësohet për programet e saj ndërkombëtare. Drejtori i Shkollës Ndërkombëtare, Richard Hall thotë se shkolla e tij 8-vjeçare, e cila ka më shumë 800 nxënës, synon të përgatisë të rinjtë të jetojnë dhe punojnë kudo në planet dhe të jenë qytetarë të përgjegjshëm dhe efektivë të botës.

Jo të gjithë nxënësit mund të shkojnë në vende të ndryshme të botës, por ne mund të sjellim botën tek nxënësit, thotë Roland Thorp, drejtor i arsimit në stacionin televiziv të New York-ut, WNET. Zoti Thorp dhe ekipi i tij hyjnë në partneritet me arsimtarë, që hartojnë programe ndërkombëtare për shkallat. Ai thotë se media mund të jetë një mjet i rëndësishëm arsimimi dhe të sjellë tek studentët aspekte nga bota, që nuk janë në libra, të paktën jo tani për tani.

Specialistët e arsimit thonë se, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të konkurojnë në arenën ndërkombëtare, atëherë vendi duhet gjithashtu të hyjë në një epokë të re, ku nxënësit të marrin kulturë dhe arsim ndërkombëtar. //ze//

XS
SM
MD
LG