Lidhje

Parlamenti serb hedh poshtë çdo marrëveshje mbi pavarësinë për Kosovën që nuk buron nga OKB-ja


Parlamenti serb miratoi me shumicë dërrmuese votash një rezolutë të propozuar nga qeveria në të cilën hidhet poshtë çdo marrëveshje mbi pavarësinë për Kosovën që nuk buron nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha se Këshilli i Sigurimit është vendi i vetëm ku një vendim mbi të ardhmen e Kosovës mund të njihet nga ligji ndërkombëtar. Në rezolutë thuhet se autoritetet serbe do t’i përgjigjeshin “menjëherë dhe me forcë” çdo hapi që sipas saj rrezikon tërësinë territoriale të vendit. Por aty nuk thuhet se për çfarë përgjigje është fjala.

Shtetet e Bashkuara e kanë zhvendosur çështjen e statusit të Kosovës jashtë Këshillit të Sigurimit dhe ja kanë kaluar Grupit të Kontaktit i përbërë nga 6 vende, pasi Rusia kërcënoi se do t’i vinte veton një rezolute të OKB-së. Grupi i Kontaktit ka në plan të fillojë bisedimet për të ardhmen e Kosovës sot në Vjenë.//ii

XS
SM
MD
LG