Lidhje

27 të vrarë në sulmet me makina-bombë në Bagdat


Sulme me makina-bombë në Bagdat shkaktuan vdekjen e 27 vetëve, shumë prej tyre tifozë që po festonin fitoren e ekipit komëtar të futbollit në ndeshjen e kampionatit për Kupën Aziatike.

Policia dhe burime spitalore thonë se mbi 100 vetë u plagosën në dy sulme të veçanta sot në lagjet Mansur dhe Gadir.

Një makinë-bombë shpërtheu pranë një turme tifozësh irakianë në Mansur. Ndërkaq, në një incident të veçantë, një person kreu sulm vetëvrasës duke hedhur makinën e tij në erë pranë një postblloku të ushtrisë ku ishin mbledhur shumë tifozë.

Mijëra vetë kanë mbushur rrugët, pasi ekipi irakian mundi ekipin e Koresë së Jugut për të dalë në finalen e kampionatit që do të zhvillohet në Xhakartë.

Në frontin politik, blloku më i madh suni në parlamentin irakian pezulloi pjesëmarrjen e tij në qeveri dhe po kërcënon se do të tërhiqet plotësisht nga parlamenti.

Fronti i Mirëkuptimit i dha sot kryeministri Nuri al-Maliki një javë kohë për të përmbushur kërkesat e tyre për t’iu kundërvënë milicive shiite dhe për të reformuar mënyrën si kryhen bastisjet dhe arrestimet. //iç//

XS
SM
MD
LG