Lidhje

Presidenti Bush përpiqet të qetësojë tregjet financiare


Presidenti Bush po përpiqe të qetësojë tregjet financiare pas rënieve të theksuara të disa ditëve të fundit. Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti përmendi sot të dhënat pozitive ekonomike.

Ndërsa luhatjet e fundit të tregut amerikan të aksioneve duket se po trondisin besimin e investitorëve si brenda edhe jashtë vendit, Presidenti Bush solli si shembuj pozitivë të dhënat që tregojnë rritjen e ekonomisë amerikane me një ritëm vjetor prej 3,4 përqindësh në vit, për tremujorin e dytë të vitit.

Gjatë një konference shtypi, pas takimit me këshilltarët e tij për ekonominë, Presidenti i bëri thirrje amerikanëve ta analizojnë mirë ekonominë e vendit të tyre.

“Vendet e punës janë shtuar ndjeshëm, ashtu siç pritet nga një ekonomi e fortë, e qëndrueshme dhe fleksibël. Papunësia është e ulët dhe pagat po shtohen.”

Presidenti tha se merita për këtë i takon sistemit të lirë, e sipërmarrës amerikan, si dhe gjendjes së mirë të ekonomisë globale që po ble mallra amerikane.

Tregjet financiare amerikane kanë përsuar rënie të ndjeshme për shkak të shqetësimve nga dobësimi i vazhdueshëm i sektorit të shitblerjes së shtëpive, si dhe nga problemet e shumta me sistemin e kreditimit të shtëpive, sidomos për kreditë që përmbajnë rrezik të lartë. Shqetësimet rreth dobësisë së dollarit po ashtu kanë ndikuar në shitjet e mëdha në bursë, që bënë që treguesi më i njohur i saj, Dow Jones, që përfaqëson mesateren e 30 kompanive më të mëdha amerikane, të bjerë me 600 pikë këtë javë. //kk//

XS
SM
MD
LG