Lidhje

Austri: Arrestohet një shqiptar i Kosovës, dyshohet se plagosi një serb


Policia në Austrinë lindore ka arrestuar një shqiptar nga Kosova që dyshohet për plagosjen me thikë të një serbi gjatë grindjes në një restorant.

Autoritetet thanë se i dyshuari e goditi serbin me një thikë gjahu dje në qytetin e Oberwartit në Burgenland. Policia nuk e dha as identitetin e viktimës dhe as të autorit të sulmit.

Hetuesit thanë se i dyshuari shkoi në restorant me të birin 24 vjeçar dhe iu afrua viktimës duke e plagosur në gjoks dhe në fytyrë. Ata thanë se një tjetër klient në restorant u plagos lehtë kur u përpoq t’i ndante.

Policia thotë se viktima është në gjendje të qëndrueshme në spital. //ii

XS
SM
MD
LG