Lidhje

Dy sonda ruse zhyten me sukses në ujrat polare


Dy sonda të nënujshme ruse bënë dy zhytje të suksesshme në ujrat polare, si pjesë e misionit për të kërkuar të drejtat minerale në Oqeanin Arktik.

Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass thotë se dy mini-nëndetëset me nga një pilot secili u hodhën sot nga një anije përmes një vrime në kapsulën polare të akullit. Të dyja sondat zbritën më shumë se një mijë e treqind metra në thellësi të oqeanit para se të ktheheshin në sipërfaqe.

Gjithashtu, ditët e ardhshme dy deputetë rusë dhe një studiues pritet të zbresin 4 mijë e 200 metra thellë në Arktik pranë Polit të Veriut, ku do të vendosin një flamur rus dhe një kapsulë kohore.

Në vitin 2001, Rusia u paraqiti rregullatorëve të OKB-së dokumentat me pretendimin për ujrat të tjera territoriale përballë brigjeve të saj veriore. Shtetet e Bashkuara argumentojnë se këto ujra duhet të jenë të hapura për transportin ndërkombëtar. //ii

XS
SM
MD
LG