Lidhje

Kryeministri izraelit tha se pret shtim të ndihmës ushtarake amerikane


Kryeministri izraelit tha se pret një shtim të ndihmës ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe se nuk ka kundërshtime ndaj një pakete të propozuar nga administrata amerikane për shitjen e armëve Arabisë Saudite.

Zoti Ehud Olmert tha se plani i Shteteve të Bashkuara për t’i shitur Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera arabe armë të sofistikuara me vlerë prej 20 miliard dollarësh është i kuptueshëm. Ai tha se Izraeli e kupton nevojën për të forcuar shtetet e moderuara arabe që përballen me Iranin.

Zoti Olmert tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do ta balancojnë marrëveshjen për armët me vendet arabe duke shtuar ndihmën ushtarake për Izraelin. Ai tha se ndihma amerikane do të arrijë në 3 miliard dollarë në vit gjatë një periudhe dhjetë vjeçare, pra një rritje prej 25 përqind.

Marrëveshjet pritet të bëhen të ditura zyrtarisht nga Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs. Ajo dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts nisen nesër për në Lindjen e Mesme ku do të kërkojnë mbështetjen arabe për të ndihmuar Irakun si dhe do të diskutojnë mbi shitjen e armëve.//ii

XS
SM
MD
LG