Lidhje

Kryeministri britanik Braun fillon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara


Kryeministri britanik Gordon Braun fillon sot një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Kjo është vizita e tij e parë këtu që kur u bë kryeministër muajin e kaluar duke i zënë vendin zotit Toni Bler.

Zoti Brown pritet të arrijë sonte në vendpushimin presidencial Kemp Dejvid për bisedime me Presidentin Bush.

Disa vëzhgues kanë parashikuar se marrëdhëniet mes presidentit amerikan dhe zotit Brown nuk do të jenë aq të ngushta sa ato mes zotit Bush dhe ish kryeministrit Bler. Por zyra e zotit Brown bëri dje një deklaratë ku theksonte rëndësinë që kanë për Britaninë lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara.

Dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi çështje të ndryshme, përfshirë pjesmarrjen britanike me trupa në Irak. Zoti Brown u ka rezistuar thirrjeve për tërheqjen e trupave britanike dhe zyrtarët në Londër thonë se në politikën britanike nuk ka ndonjë ndryshim.//ii

XS
SM
MD
LG