Lidhje

Inspektorë ndërkombëtarë vizitojnë një reaktor të Iranit


Një grup inspektorësh nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore vizitoi një reaktor me ujë të rëndë në Iran.

Media shtetërore iraniane njoftoi se inspektimi i sotëm në impiantin Arak zgjati pesë orë. Sapo të përfundojë, impianti do të prodhojë plutonium.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mohammad Ali Hosseini tha se një grup tjetër i OKB-së do të vizitojë Iranin më 6 gusht për të hartuar një plan pune për inspektimin e impiantit Natanz të pasurimit të uraniumit.

Irani ka rënë dakort të lejojë inspektimet si pjesë e një marrëveshjeje për të shuar pikëpyetjet e ngritura lidhur me aktivitetet e tij bërthamore.

Plutoniumi dhe uraniumi i pasuruar në shkallë të lartë mund të përdoren për ndërtimin e armëve bërthamore.

Pas bisedimeve sot në Maryland me presidentin George Bush, kryeministri britanik Gordon Brown tha se sankionet e OKB-së të vendosura mbi Iranin po japin rezultat dhe se Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë të gatshme për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për fuqizimin e sanksioneve. //iç

XS
SM
MD
LG