Lidhje

Talebanët thonë se kanë vrarë edhe një peng tjetër koreanojugor


Ekstremistët talebanë në Afganistan pretendojnë të kenë vrarë pengun e dytë koreano-jugor, disa orë pas kalimit të dy afateve, që nuk arritën të siguronin lirimin e tyre. Rrëmbyesit kërkojnë lirimin e të burgosurve talebanë.

Sipas lajmeve, një zëdhënës taleban tha se një koreano-jugor u vra në orën 8:30 të mbrëmjes sipas orës lokale.

Ky pretendim nuk është konfirmuar as nga zyrtarët afganë dhe as nga ata koreano-jugorë, të cilët janë angazhuar në bisedimet për lirimin e pengjeve.

Zëdhënësi citohet të ketë thënë se koreano-jugori u vra sepse qeveria afgane dhe ajo jug-koreane luajnë me fjalë dhe mashtrojnë, siç u shpreh ai. Ai tha se trupi i tij u hodh në provincën Gazni.

Udhëheqësi i grupit të koreanojugorëve u vra javën e kaluar. Trupi i tij i bërë shoshë nga plumbat u gjet në provincën Gazni të Afganistanit jugor.

Grupi i punonjësve të krishterë të ndihmave u rrëmbye më 19 korrik ndërsa po udhëtonte me autobuz në jug të Kandaharit. Ata shkuan në Afganistan për punë humanitare. Shumica e pengjeve janë femra. //iç

XS
SM
MD
LG