Lidhje

Departamenti i Shtetit rithekson pozicionin për statusin e Kosovës


Departamenti amerikan i Shtetit ritheksoi edhe nje here qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, se statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë pavarësia. Këtë koment e bëri zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi.

I pyetur lidhur me vizitën e javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, zoti Kejsi tha se SHBA dëshirojnë që Serbia të integrohet plotësisht në institucionet Euro-Atlantike, dëshirë kjo edhe e vetë Serbisë, por se ka një së sërë çështjesh që janë bërë pengesë dhe këtu, natyrisht, tha ai, përfshihet edhe rezoluta për Kosovën dhe dorëzimi i kriminelëve të luftës, që vazhdojnë të jenë të lirë që nga vitet ’90.

Zëvendës zëdhënësi Kejsi tha se sekretarja Rice ritheksoi në takimin me Ministrin e Jashtëm serb, se Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë pikëpamjes së tyre, se i gjithe procesi që ka nisur, duhet të zgjidhet me pavarësinë e Kosovës, të bazuar tek plani Ahtisari. Uashingtoni, tha zoti Kejsi, prest me kënaqësi fillimin e diskutimeve 120 ditëshe mes shqiptarëve dhe serbëve.//lk

XS
SM
MD
LG